Mesfushori Uran Bislimi të shtunën ishte vendimtar në fitoren 2:0 të Luganos ndaj Lausannes.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Stadio Cornaredo” dhe i takoi xhiros së 33-të të elitës së futbollit zviceran. Në minutën e katërt të ndeshjes, Bislimi realizoi për 1:0. Ndërsa gjashtë minuta më vonë, 24-vjeçari asistoi te goli i mesfushorit Anto Grgic. Ky ishte goli i tij i gjashtë këtë edicion me fanellën e Luganos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBislimi u paraqit deri në minutën e 85-të ndeshjes, ndërsa Shkëlqim Vladi u aktivizua në ndeshje nga minuta e 78-të.
Pas 33 ndeshjeve të zhvilluara skuadra e Luganos gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 59 pikë, kurse Lausanne është në vend të tetë me 40 pikë.