Futboll

Benfica e eliminon Fenerbahçen

Benfica

Benfica është skuadra e fundit e kualifikuar në fazën e ligës në Champions. Benfica e eliminoi gjigantin turk, Fenerbahçe, në plejofin e Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në Portugali, Benfica fitoi 1:0. Sfida u vendos pikërisht nga një futbollist turk. Kerem Akturkoglu shënoi për 1:0 në minutën e 35-të. 

Ndeshja ishte shumë interesante dhe me raste në të dy anët. Talisca i Fenerbahçes u përjashtua me të kuq në minutën e 82-të. 

Ndeshja në Stamboll kishte përfunduar 0:0 dhe kështu në garën elitare evropiane kualifikohet Benfica.
Fenerbahçe e Jose Mourinhos do të paraqitet në Ligën e Evropës.