Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni e fiton bindshëm derbin gjerman

Harry Kane

(E përditësuar) - Harry Kane ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Bayern Munchenin drejt fitores bindëse ndaj Bayer Leverkusenit. Të mërkurën mbrëma në “Allianz Arena” në Munih, Bayerni fitoi 3:0.
Ishte kjo ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi anglez shënoi për 1:0 që në minutën e nëntë të ndeshjes. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 54-t për 2:0 shënoi Jamal Musiala. Ndërkohë në m inutën e 75-të Kane konkretizoi penalltinë për 3:0.

Prej minutës sëë 62-të, Leverkuseni luajti me një lojtar më pak në fushë. Pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua Nordi Mukiele.

Granit Xhaka luajti deri në minutën e 81-të për Leverkusenin, që do ta kërkojë përmbysjen e madhe të martën e ardhshme. Por rezultati 3:0 e favorizon shumë Bayernin për kalim në çerekfinale të Championsit.

Edhe Bayerni mposht sërish Leverkusenin për vend në çerekfinale Futboll Bayerni mposht sërish Leverkusenin për vend në çerekfinale

Kane shënon sërish, Bayerni udhëheq 3:0

Bayerni po udhëheq 3:0 ndaj Bayer Leverkusenit.

Harry Kane shënoi nga penalltia në minutën e 75-të.


Bayerni e shënon golin e dytë

Bayerni po udhëheq 2:0 ndaj Bayer Leverkusenit.

Golin e dytë e shënoi Jamal Musiala në minutën e 54-t.

Edhe Bayerni siguron finalen e Kupës së Gjermanisë Futboll Bayerni siguron finalen e Kupës së Gjermanisë

Bayerni në epërsi 1:0 pas pjesës së parë

Bayerni po udhëheq 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit pas pjesës së parë të ndeshjes në Munih.

Për 1:0 shënoi sulmuesi anglez, Harry Kane, që në minutën e nëntë të takimit.


Bayerni kalon në epërsi

Bayerni ka kaluar në epërsi ndaj Bayer Leverkusenit. 

Edhe Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid Futboll Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

Golin e epërsisë për Bayernin e shënoi Harry Kane në minutëne 9-të.

Te Leverkusenit nga fillimi i ndeshjes së parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve po paraqitet Granit Xhaka.