Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona firmos me talentin egjiptian

Hamza Abdelkarim

Hamza Abdelkarim

Barcelona ka firmosur me sulmuesin nga Egjipti, Hamza Abdelkarim. Marrëveshja vështë e vlefshme për tri vjet, ka njoftuar klubi i La Ligas të martën.

18-vjeçari ishte huazuar te Barça nga Al Ahly në dimër, me opsionin për transferim të plot në fund të edicionit. Ai shënoi gjashtë gola në 11 paraqitje për ekipin U19 të Barçës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Abdelkarim është aktualisht me Egjiptin në Botëror, ndërsa luajti në dy ndeshjet e para. Ai pritet ta vazhdojë zhvillimin te të rinjtë e Barcelonës.