Ballkani ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Prishtinës së Re në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Ndeshja i takoi javës së shtatë të Superligës së Kosovës.
Për skuadrën nga Suhareka ishte fitorja e katërt këtë edicion kurse ka edhe tri barazime.
Prishtina e Re është në krizë të rezultateve. Për ekipin që u promovua këtë edicion në Superligë ishte disfata e pestë. Ka edhe dy fitore.
Arbër Potoku e shënoi golin e parë në minutën e 34-t. Almir Kryeziu i realizoi dy golat e fundit në minutën e 54-t dhe 65-të.
Ballkani ka 15 pikë dhe është ngritur në pozitën e dytë. Prishtina e Re zë vendin e nëntë me gjashtë pikë.
Ballkani shënon edhe dy gola
Ballkani i ka shënuar edhe dy gola ndaj Prishtinës së Re.
Almir Kryeziu e realizoi golin e dytë dhe të tretë në minutën e 58-të dhe 65-të.
Ballkani po fiton 3:0.
Ballkani në epërsi pas pjesës së parë
Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës së Re.
Për 1:0 realizoi Arbër Potoku në minutën e 34-t.
Ndeshja i takon javës së shtatë të elitës së futbollit kosovar.
Ballkani në epërsi
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës së Re.
Golin e epërsisë për skuadrën nga Suhareka e realizoi Arbër Potoku në minutën e 34-t.