Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjilani mposht Ballkanin me gol të minutave shtesë

Gjilani

Ndonëse ishte duke pësuar 1:0 pas pjesës së parë, Gjilani shënoi fitore të madhe të dielën ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit. Fitoren Gjilanit ia siguruan dy golat e shënuar nga sulmuesi Senad Jaroviq. Boshnjaku Jaroviq shënoi golin për 2:1 në minutën e 94-t. Golin për 1:1 e shënoi në minutën e 64-t. 

Golin për Ballkanin e shënoi Bleart Tolan në minutën e 41-të. 

Fitoren e fundit Gjilani ndaj Ballaknit e shënoi më 2021. 

Gjilani është ngritur në vendin e pestë me 27 pikë, kurse Ballkani mbetet para lideres Dritës në garën për titull. Drita është e para me 44 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 36 pikë.


Gjilani barazon rezultatin

Edhe Ballkani fiton me gol të minutës së 95-të, mban hapin për kreun e tabelës Futboll Ballkani fiton me gol të minutës së 95-të, mban hapin për kreun e tabelës

Gjilani e ka barazuar rezultatin në duelin ndaj Ballkanit. 

Sulmuesi Senad Jaroviq ishte i saktë nga pika e bardhë për 1:1. 

Penalltinë sulmuesi shtatlartë e realizoi në minutën e 64-t.


Ballkani në avantazh pas pjesës së parë

Skuadra e Ballkanit është duke fituar 1:0 ndaj Gjilanit pas pjesës së parë. 

Edhe Lideri fiton me rezultat minimal ndaj skuadrës së fundit në tabelë Futboll Lideri fiton me rezultat minimal ndaj skuadrës së fundit në tabelë

Golin e epërsisë për skuadrën suharekase e shënoi Bleart Tolaj në minutën e 41-të. 

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Ballkani në epërsi

Bleart Tolaj e ka kaluar në epërsi skuadrën e Ballkanit ndaj Gjilanit. 

Edhe Ballkani fiton bindshëm derbin me Dritën, kthehet në vendin e parë Futboll Ballkani fiton bindshëm derbin me Dritën, kthehet në vendin e parë

Tolaj e realizoi golin e epërsisë në minutën e 41-të. 

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.