“Panenka” është prej goditjeve më të famshme në futboll, nëse jo më e famshmja. Secili që ka luajtur e luan futboll, por edhe tifozët e vërtetë të lojës, e dinë se për cilën gjuajtje bëhet fjalë. Kryesisht gjatë penalltive, lojtari merr hov por e godet topin lehtë. Me “Panenka”, lëvizja e topit është në formë parabole, kurse topi shkon zakonisht në mes të portës derisa portieri hedhet në njërin krah.
Antonin Panenka e bëri të famshme këtë mënyrë të gjuajtjes. Tani në moshën 77-vjeçare, Panenka i famshëm i ka vizituar lojtarët e Sllovakisë të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPanenka në fakt nuk është sllovak. Është çek, i lindur në Pragë. Por Çekia e Sllovakia për shumë dekada ishin një shtet i përbashkët, Çekosllovakia. Dhe Panenka, bashkë me lojtarë të tjerë çekë e sllovakë, ka luajtur për Çekosllovakinë. Madje me shumë sukses.
Çekosllovakia e ka fituar Kampionatin Evropian të vitit 1976. Në finale, në praninë e 31 mijë shikuesve në Beograd, Çekosllovakia fitoi 5:3 në penallti ndaj Gjermanisë Perëndimore. Në kohën e rregullt ndeshja përfundoi 2:2 dhe nuk kishte fitues as pas vazhdimeve.

Në penallti, tri seritë e para u realizuan. Në serinë e katërt çekosllovakët shënuan, ndërsa Uli Hoenesi i famshëm gjuajti mbi portë. Ishte Antonin Panenka që kishte gjuajtjen e fundit për Çekosllovakinë. Ai vrapoi gjatë, por e goditi topin lehtë e mjeshtërisht, që shkoi ngadalë në mes të portës, ndërkohë që portieri gjerman u hodh në krahun e majtë. Fitorja dhe festa e madhe ishin për çekosllovakët.
Në prag të ndeshjes me Kosovën, Federata e Sllovakisë i ka ftuar në takim katërditor anëtarët e gjeneratës së artë të Çekosllovakisë që e fituan Evropianin 50 vjet më parë. Për ta është përgatitur program i pasur, ndërsa pjesë e tij ishte edhe vizita në stërvitje e përfaqësueses së Sllovakisë. Në mesin e atyre që u paraqitën në stërvitjen e sllovakëve ishte edhe Panenka.
“Është e thjeshtë, ju them që të fitoni”, u është drejtuar Panenka lojtarëve të Sllovakisë.
“Qartë se nuk ju pret ndeshje e lehtë, por mendoj se ekipi i juaj përfundimisht ka kapacitet për të avancuar ndaj Kosovës. Por ekipet nga Ballkani janë të paparashikueshme. Avantazhi vendas duhet të luajë rol dhe Sllovakia duhet ta arsyetojë rolin e favorites së lehtë”, ka shtuar autori i gjuajtjes më të famshme të penalltisë. Ai ka folur për mediumin sllovak “Sport.sk”.
Edhe të enjten mbrëma në Bratislavë mund të ketë penallti. Se a do të ketë “Panenka”, mbetet të shihet.