Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Aston Villa befasohet në Holandë

Aston Villa

Go Ahead Eagles ka shkaktuar befasi në xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, pas fitores 2:1 të enjten mbrëma ndaj Aston Villas. 

Pavarësisht se skuadra e Premier Leagues kaloi e para në epërsi në minutën e katërt me golin e Evann Guessandit, vendësit reaguan me sukses. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në minutën e 42-të, Mathis Suray shënoi për 1:1, ndërsa Mats Deijl ia siguroi pikët e plota ekipit holandez. 

Emiliano Buendia i mysafirëve kishte mundësi të shënonte për 2:2 nga penalltia, por dështoi. 

Go Ahead Eagles dhe Aston Villa kanë nga gjashtë pikë nga tri ndeshjet e para.