Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani shënon pas mungesës së gjatë

Fisnik Asllani

Fisnik Asllani kishte shënuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe më pas kishte munguar dhjetë ndeshje shkaku i një lëndimi.

Ishte kthyer në ndeshjen e kaluar kundër Tirolit më 23 prill, ndërsa të premten mbrëma shënoi gol të rëndësishëm për skuadrën e tij Austria Vienna.

Austria Vienna barazoi në shtëpi 2:2 kundër Altachut në ndeshjen e xhiros së 29-të, në grupin e skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.

Asllani u inkuadrua në minutën e 78-të, ndërsa shënoi në minutën e 85-të për 2:1.

Për të ishte goli i katërt në elitën e futbollit të Austrisë.

Atdhe Nuhiu luajti te mysafirët nga minuta e 88-të, ndërsa Vesel Demaku kompletoi ndeshjen.

Austria Vienna në vendin e shtatë ka 26 pikë, ndërsa Altachu ka 17 pikë në vendin e dhjetë.

Artikuj të ngjashëm