Fisnik Asllani të dielën e ka realizuar golin e katërt këtë edicion në Bundesligë.
Asllani e shënoi një gol në barazimin 1:1 të Hoffenheimit ndaj Freiburgut.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të kampionatit gjerman.
Freiburgu kaloi në epërsi në minutën e tretë me golin që e shënoi Lukas Kubler.
Dhjetë minuta më pas, sulmuesi i Kosovës, Asllani, i barazoi shifrat.
Ai u paraqit deri në minutën e 85-të kurse Leon Avdullahu luajti deri në minutën e 73-të.
Asllani krahas katër golave ka edhe një asistim në elitë. Ndërsa ka edhe një gol dhe një asistim në Kupën e Gjermanisë.
Hoffenheimi dhe Freiburgu kanë nga shtatë pikë dhe janë në mesin e tabelës.
Asllani realizon gol për Hoffenheimin
Fisnik Asllani ka realizuar gol për skuadrën e Hoffenheimit.
Hoffenheimi po barazon 1:1 me Freiburgun ku është duke u zhvilluar minuta e 20-të.
Asllani i barazoi shifrat në minutën e 12-të. Ai shënoi nga afërsia pas asistimit të Vladimir Coufalit.
Fisnik Asllani 13' | 🇩🇪 Freiburg 1-1 Hoffenheim pic.twitter.com/jwwoP3YNe6
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 28, 2025