Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani shënon golin e dytë në Bundesligën austriake

Fisnik Asllani ka shënuar edhe golin e dytë në Bundesligën austriake.

Asllani me Austria Vjenën realizuan fitore 2:0 në udhëtim te Tiroli të dielën, në ndeshjen e xhiros së 11-të të elitës së futbollit të Austrisë.

Asllani në minutën e 33-të realizoi për 1:0, ndërsa luajti deri në minutën e 68-të.

Për të ishte goli i dytë i këtij edicioni.

Austria Vjena ka 12 pikë në 11 ndeshje, ndërsa Tiroli ka pesë pikë.

Artikuj të ngjashëm