Fisnik Asllani me golin e shënuar për Austria Vjenën e ka kualifikuar skuadrën e tij në çerekfinale të Kupës së Austrisë.
Asllani, 21-vjeçar, realizoi gol në minutën e 24-t të ndeshjes, në fitoren e Austria Vjenës kundër Klagenfurtit të mërkurën gjatë ditës.
Asllani luajti deri në minutën e 74-t.
Për të ishte goli i tretë i sezonit, pasi dy të tjerë i ka të realizuar në Bundesligën austriake.