Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gol e asistim nga Asllani në fitoren e Austria Vjenës

Fisnik Asllani ka shkëlqyer në fitoren 4:0 të Austria Vjenës ndaj Linzit.

Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së dhjetë të Bundesligës austriake.

Asllani në minutën e 38-të asistoi për 1:0, ndërsa në minutën e 55-të shënoi gol për 3:0. Fushën e la në minutën e 70-të.

Sulmuesi 21-vjeçar ka katër paraqitje, ndërsa për herë të parë kontribuoi me gol apo asistim.

Deri në verë ishte pjesë e Hoffenheimit gjerman. Në mungesë të hapësirës është huazuar tek Austria Vjena.

Ndërkohë Donis Avdijaj kontribuoi me asistim në fitoren 3:0 të Hartbergut ndaj Tirolit.