Interi ka stërvitur të shtunën në mëngjes në prag të ndeshjes me Venezian, që luhet të dielën nga ora 20:45, e që i takon xhiros së 11-të të Serie A.
Por sipas mediumit italian, “Tuttomercatoweb”, Kristjan Asllani nuk do të jetë i gatshëm për lojë sepse ende nuk është në formën më të mirë fizike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori shqiptar nuk arriti ta lë prapa plotësisht lëndimin që e mori sa ishte me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, dhe me kthimin e Hakan Calhanoglus, stafi mjekësor ka vendosur që Asllani të bëj stërvitje të veçanta që të jetë i gatshëm 100 për qind për ndeshjet e ardhshme.
22-vjeçari nga Elbasani ka luajtur në vetëm gjashtë ndeshje në edicionin aktual në të gjitha garat, me 162 minuta në total.