Futboll

Asistenti i Kloppit, trajner i ri i Salzburgut

Pep Lijnders

Asistenti i trajnerit Juergen Klopp, Pep Lijnders, do të jetë trajner i ri i skuadrës më të madhe austriake, Salzburg, për tri edicionet e ardhshme.

Kloppi dhe asistentët e tij do të largohet nga Liverpooli në fund të edicionit aktual pas një kohe të gjatë e të suksesshme me “të kuqtë”.

Salzburgu  të mërkurën ka thënë se e ka emëruar 41-vjeçarin Lijnders si trajner të ri.

Kjo do të thotë se Lijnders do të jetë udhëheqës i Salzburgut në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025, në të cilën do të mungojë Liverpooli.

Salzburgu është në mesin e 12 skuadrave evropiane në turneun me 32 skuadra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin tjetër.