Sulmuesi i krahut, Jasir Asani karrierën mund ta vazhdojë në Turqi. Interesim për futbollistin e Shqipërisë ka shprehur skuadra turke, Hatayaspor. Klubi elitar i Turqisë mësohet se ka nisur kontaktet me ekipin nga Koreja e Jugut, Gwangju, klub me të cilin Asani ka kontratë deri në dhjetor.
Asani pritet të largohet nga Gwangju për t’u kthyer në Evropë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët është raportuar se Las Palmasi ka arritur marrëveshje me Asanin, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Shqipërisë.
Asani 29-vjeçar ishte pjesë e Shqipërisë në “Euro 2024” dhe ishte startues në tri ndeshjet e Grupit B, në të cilin “kuqezinjtë” përfunduan në vendin e fundit me vetëm një pikë.