Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

AS: Numri ‘9’ është institucion në Brazil

Numri 9

Numri “9” është institucion në Brazil. Kështu shkruan në shkrimin e gazetës spanjolle “AS” të hënën.

Mediumi spanjoll ka shkruar se sulmuesit më të mëdhenj të Brazilit e kanë bartur fanellën me numrin nëntë. Ndër lojtarët është përmendur fenomeni Ronaldo.

“Po flasim për një numër që bart mbi supe një peshë të madhe. Endrick nuk e mban ende në shpinë, por ai po tregon se është i gatshëm ta mbajë përgjegjësinë e sulmuesit të parë të Brazilit në Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ai e dëshmoi këtë me të hyrë në fushë kundër Egjipit. Ai e shënoi golin e fitores për Brazilin”, shkruan “AS”.

Endrick u shpall lojtari më i mirë pas ndeshjes kundër Egjiptit.