Portieri i Leicester Cityt, Mads Hermansen shfaqi formë të lartë ndaj Arsenalit. Në minutën e 94-t ai megjithatë u mposht dhe më pas Arsenali e fitoi 4:2 ndeshjen e xhiros së gjashtë të Premier Leagues.
Ndeshja e së shtunës ishte shumë dramatike.
Pas pritjeve të shumta të Hermansenit, ndeshja po shkonte drejt barazimit. Në minutën e 94-t, pas një rivënie nga këndi, Leandro Trossard gjuajti drejt portës. Topin në portën e tij megjithatë e dërgoi mesfushori i Leicesterit, Wilfred Ndidi.
Në minutën e 99-të, për 4:2 shënoi Kai Havertz. Golin i tij u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.
Arsenali tani i ka 14 pikë në krye të tabelës, sa i ka edhe Manchester City. Leicesteri mbetet në pjesën e poshtme të tabelës me tri pikë.
Gabriel Martinelli shënoi për 1:0 në të mirë të Arsenalit në minutën e 20-të. Për 2:0 shënoi Leandro Trossard në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Asistues ishte Martinelli.
Dy golat për Leicester Cityn i shënoi James Justin. Mbrojtësi anglez i krahut të djathtë shënoi në minutën e 47-të dhe të 63-të.
Pas rezultatit 2:2, londinezët rreshtuan rastet, ndërsa thyen Leicesterin vetëm në minutat shtesë.
Në ndeshjet tjera, Brentfordi e West Hami luajtën 1:1. Evertoni fitoi 2:1 ndaj Crystal Palace, kurse Fulhami e mposhti 1:0 Nottinghamin.