Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali avancon pa telashe ndaj Prestonit në Kupën EFL

Kai Havertz

Arsenali ka avancuar në çerekfinale të Kupës EFL pa telashe. 

“Revolveristët” fituan në udhëtim te Prestoni me rezultatin 3:0 të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e 1/8 së finales. 

Gabriel Jesus në minutën e 24-t, Ethan Nwaneri në minutën e 33-të dhe Kai Havertz në minutën e 57-të i shënuan golat e fitores.