Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Anglia barazon me Uruguain, Valverde shënon në minutën e 94-t

Anglia

Anglia ka barazuar me Uruguain në miqësoren e zhvilluar të premten mbrëma në “Wembley” të Londrës. 

Golin për 1:0 në të mirë në të mirë të Anglisë e realizoi mbrojtësi i Arsenalit, Ben White. White u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, ndërsa shënoi në minutën e 81-të. Ndërkohë, Uruguai i barazoi shifrat me gol të minutës së 94-t. Federico Valverde realizoi nga penalltia për 1:1. 

“Tre Luanët” luajnë ndaj Japonisë të martën në miqësoren e radhës. 

Uruguai përballet me Algjerinë.