Futboll

Amorim: Unitedi s’do të ishte shfaqur mirë në Evropë

Ruben Amorim

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, e pranon se “djajtë e kuq” nuk do të kishin qenë të gatshëm të luajnë në garat evropiane këtë edicion. 

Unitedi pas humbjes në finale të Ligës së Evropës edicionin e kaluar nga Tottenham Hotspuri humbi mundësinë e pjesëmarrjes në çdo kompeticion evropian. 

Unitedi nuk arriti që përmes Premier Leagues ta sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane pasi sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e 15-të. 

“Mendoj se nuk ishim të përgatitur për të luajtur në Evropë. Kjo është ndjenja ime. Për të pasur ndeshje të forta në Ligën e Kampionëve dhe për të luajtur në Premier League na duhet kohë për t’u zhvilluar si ekip. E thashë edhe sezonin e kaluar se na duhet kohë për t’u përgatitur për çdo ndeshje”, u shpreh Amorim, shkruan të martën “The Guardian”. 

Unitedi nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në elitën angleze të futbollit. Në dy ndeshjet e para ka një barazim dhe një humbje. 

Në ndeshjen hapëse u mposht 1:0 nga Arsenali kurse në javën e dytë barazoi 1:1 me Fulhamin.