Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe zyrtarë tjerë të Real Madridit kanë mbajtur një takim që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së hënës pas disfatës së pësuar të dielën nga Celta Vigo në “Santiago Bernabeu”. Takimi është mbajtur pas rezultateve negative të Realit që drejtohet nga Xabi Alonso.
Reali ka vetëm tre fitore në shtatë ndeshjet e fundit dhe nëse humb të mërkurën nga Manchester City në Ligën e Kampionëve, Xabi Alonso, do të shkarkohet. Kështu ka raportuar gazeta e madhe spanjolle Marca dhe disa mediume tjera spanjolle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasardhës nëse Alonso shkarkohet janë përmendur Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.