Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Aganspahiq, më i miri i xhiros

Almir Aganspahiq

Almir Aganspahiq i Gjilanit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës. 

Këtë e bëri të ditur të hënën FFK-ja, që edhe e shpall më të mirin e secilës xhiro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi Aganspahiq realizoi “hat-trick” në fitoren 3:2 të Gjilanit të premten ndaj Feronikelit 74. 

"Së pari dua të falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e tyre që të arrij këtë çmim. Jam shumë i lumtur për këtë, veçanërisht për dy golat e parë si dhe për golin vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes. Ende jemi në luftë, ende po luftojmë për objektivat tona. Po luftojmë për vendin që na çon në Evropë dhe do të japim maksimumin për ta arritur atë”, ka thënë Aganspahiq për faqen zyrtare të FFK-së.