Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

A po e bën Shaqiri Baselin më të mirë?

Xherdan Shaqiri

Ishte mesi i gushtit kur tifozët e Baselit kishin kohë vërtetë të mirë. Pas fillimit të dobët të edicionit, ekipi i shënoi katër fitore, njërën prej tyre në Kupë. Goldallimi në ato ndeshje ishte 19:0.

Optimizmi ishte edhe më i madh kur u finalizua transferimi i befasishëm i Xherdan Shaqirit, që si i ri ishte zhvilluar te Baseli.

Edhe para se ish-reprezentuesi i Zvicrës dhe ylli i ri i dikurshëm i Baselit të paraqitej për herë të parë për skuadrën, pas 4477 ditëve, termi “Efekti Shaqiri” nisi të dëgjohej.

Efekti i parë ishte në shitoren zyrtare të klubit. Rreth 4600 fanella me numrin 10 u shitën për kohë rekorde.

Por si qëndron gjendja në fushë?

Edhe Statistikat impresive të Shaqirit që i ndalën kritikët Futboll Statistikat impresive të Shaqirit që i ndalën kritikët

Pas ndeshjes së pestë garuese, pyetja kryesore për “Efektin Shaqiri” në ndeshje futbolli është vështirë të marr përgjigje. Në dy ndeshjet në të cilat Shaqiri startoi, Baseli u mposht dhe madje nuk shënoi gol.

Mediumi nga Baseli, “BaZ”, e vlerëson paraqitjen e së dielës ndaj Luzernit si më të mirën e Shaqirit pas kthimit. Ai luajti 55 minuta. Baseli pësoi 1:0. Sipas këtij mediumi, “Shaqiri dukej që ishte më mirë i integruar dhe gjithnjë ka pasur topin”.

“Blick” në anën tjetër, e vlerësoi Shaqirin si më të dobëtin e ndeshjes. E përmendi dështimin nga goditja e dënimit.

Fillimisht kishte shumë optimizëm në futbollin zviceran për kthimin e Shaqirit. Ai dha shenja në ndeshjen e parë ndaj Yverdonit. Më pas shënoi golin e fitores 1:0 për kupë ndaj Nyonit.

Por nuk bëri shumë në dy ndeshjet e fundit, njëjtë si i gjithë reparti ofanziv i Baselit. Bëhet fjalë për humbjet 2:0 nga Zuerichu dhe 1:0 nga Luzerni.

Trajneri Fabio Celestini e ka pasur të vështirë ta shpjegojë këtë të dielën. Ai e ka vlerësuar befasi paraqitjen, duke thënë se ka aktivizuar lojtarët e njëjtë që i shënuan 24 gola më parë.

Celestini nuk ka dashur ta pranojë si arsyetim largimin e golashënuesit Thierno Barry.

“Ne kemi mjaftueshëm lojtarë”, ka thënë trajneri i Baselit.

Edhe Goditja mjeshtërore, te Baseli i gëzohen shkëlqimit të sërishëm të Shaqirit Futboll Goditja mjeshtërore, te Baseli i gëzohen shkëlqimit të sërishëm të Shaqirit

Ka shumë lojtarë të cilëve u duhet kohë, duke përfshirë Shaqirin. Largimi i tij nga fusha në minutën e 55-të ka befasuar shumë njerëz.

Pyetja për efektin e Shaqirit dërgon te pyetja tjetër e natyrshme: sa kohë i duhet Shaqirit? Dhe sa koha Celestini mund t’i japë atij?