“Xherdan Shaqiri është thjesht fenomen”, shkruan “Blick”.
Të premten, kapiteni i Baselit, me besim foli për rolin e tij të kufizuar në javët e fund.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Momentalisht nuk shoh arsye pse duhet të jem zëvendësues te Baselit”, kishte thënë Shaqiri për “Basler Zeitung”.
Pas këtij komenti, golashënuesi më i mirë i Baselit u kthye në përbërjen startuese në ndeshjen interesante ndaj Young Boysit, të shtunën, dhe shkëlqeu.
Ai përgatiti golin e parë, që në fakt ishte autogol, duke bërë krosimin nga këndi. Dhe i parapriu golit të tretë me një pasim të bukur. Ndërkohë shënoi supergol me goditje mjeshtërore për epërsinë 2:1. E goditi topin me pjesën e jashtme të shputës për gol të rrallë.
Rrjedhimisht trofeu i klubit për lojtarin më të mirë të ndeshjes shkoi te kapiteni pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes që përfundoi 3:3.
Ndonëse vetëm goli i tij zyrtarisht ishte në statistika, Shaqiri sërish ka heshtur kritikët, vazhdon shkrimin “Blick”.
Kritikët u bënë më të zhurmshëm në javët e fundit. Në pesë ndeshjet e fundit në Superligën e Zvicrës, 34-vjeçari kishte luajtur gjysmën e minutave. Ai ishte zëvendësues dy herë, u zëvendësua një herë pas pjesës së parë dhe mungoi në një ndeshje për shkak të problemeve muskulore.
Nën drejtimin e trajnerit të ri, Stephen Lichtsteiner, Shaqiri dukej se ka humbur ndikimin në lojën e Baselit. Kontributi i parafundit me gol apo asistim ishte nën drejtimin e ish-trajnerit, Ludovic Magnin. Prej se erdhi Lichtsteiner në Basel, në fund të janarit, mesfushori kishte vetëm një gol, nga penalltia ndaj Zurichut në fitoren 2:1. Kjo kishte ndodhur në fillim të muajit shkurt. Prej atëherë ai ka pritur për kontribut në gol.
Ndaj Young Boysit pritjes i erdhi një fund impresiv.
“Shaq gjithnjë mund ta bëj dallimin me kualitetin e tij”, ka thënë Lichtsteiner, që publikisht shprehu përkrahje për kapitenin e tij edhe para ndeshjes.
Për trajnerin e Baselit mungesa e golave nuk ishte asnjëherë çështje.
“Ai vazhdimisht ka larguar presionin nga ne me pasimet që bëri. Ai është gjithnjë kërcënim për kundërshtarët. Fakti që shënoi gol, është fantastik”.
Në ndeshje ishin plot 30 mijë shikues. Ata panë gol shumë të bukur të Shaqirit dhe ndeshje interesante.