Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

A mund ta mbajë Mallorca legjendën Vedat Muriqi?

Vedat Muriqi

Vetë sulmuesi Vedat Muriqi zbuloi klauzolën e lirimit të tij pas vazhdimit të kontratës deri në vitin 2029. Te “Son Moix”, nuk është menduar për të ardhmen e kosovarit, megjithëse ai vazhdon të tërheqë interes nga klubi turk Fenerbahçe dhe mund të ketë edhe të interesuar të tjerë

Ultima Hora – Vedat Muriqi dhe 21 golat e tij në La Liga me fanellën e Mallorcas kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Muriqi po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij, duke hyrë në mesin e sulmuesve më të mirë në futbollin evropian dhe vetëm dy gola pas Kylian Mbappes, i cili kryeson garën për golashënuesin më të mirë në La Lliga, që ndryshe njihet si “Trofeu Pichichi”.

E gjitha kjo e arritur është falë dy golave që shënoi në ndeshjen e fundit kundër Rayo Vallecanos dhe sezonit të tij të jashtëzakonshëm në përgjithësi.

21 golat e tij në 30 ndeshje nuk kanë kaluar pa u vënë re, dhe te “Son Moix”, po përgatiten për një verë të ngarkuar, me ofertat e mundshme për sulmuesin e tyre. Megjithatë, një largim i mundshëm, të cilin ai së fundmi e la “në duart e Mallorcas”, nuk do të jetë i lehtë. Çmimi minimal është vendosur 30 milionë euro.

Muriqi vazhdoi kontratën më 9 korrik 2025, pa ndryshuar kushtet e pagës së tij. Vitin e kaluar firmosi kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2029. Kontrata e vjetër e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.
Mallorca e bleu Muriqin nga Lazio pak më shumë se shtatë milionë euro.

Edhe Plot 23 gola nga Muriqi, por çka shkoi keq për Mallorcan? Futboll 1 muaj më parë Plot 23 gola nga Muriqi, por çka shkoi keq për Mallorcan?

Klauzola e Muriqit

Në fakt, vetë Muriqi këmbënguli dhe e bëri të qartë se e vetmja ulje në kontratën e tij ishte në klauzolën e blerjes. 

“Më parë ishte 38 milionë, tani është 30. Përndryshe, është e njëjta gjë, vetëm se tani është afatgjatë. E di që kishte zëra nëse do të fitoja më pak apo më shumë, por dua ta bëj të qartë: është e njëjta kontratë dhe do të jetë e njëjtë për katër vitet e ardhshme”, deklaroi ai disa muaj më parë. 
Prandaj, në këmbim të zgjatjes së kontratës së tij dhe shtyrjes së pagës së tij, u ra dakord për një ulje të klauzolës së tij të blerjes.

Lazio mund të përfitonte nga shitja e Muriqit

Një pikë e rëndësishme në çdo negociatë të mundshme në verë, diçka që Mallorca nuk po e shqyrton aktualisht pasi dëshiron ta mbajë sulmuesin, është se ndërsa Mallorca zotëron 100% të të drejtave të kosovarit, Lazio mban një përqindje të konsiderueshme të fitimit neto nga çdo shitje e ardhshme, konkretisht 45%. Me fjalë të tjera, nëse klubi i Mallorcas do ta shiste atë për 30 milionë euro, ata do të rikuperonin investimin e tyre 7.5 milionë euro plus shtesat që tejkalojnë 1 milion euro, dhe fitimi i mbetur do të ndahej 55% midis Mallorcas dhe Lazios.

Klubi më i interesuar për të hapur negociatat për Muriqin mbetet Fenerbahçe, e cila tashmë u përpoq ta nënshkruante atë në afatin kalimtar të janarit, siç e pranoi vetë lojtari. 
“Pirati” ia la vendimin drejtuesve të klubit, të cilët thanë se nuk po e merrnin në konsideratë largimin e tij. 

Edhe Kur një golashënues i mirë nuk mjafton – ‘rastet e tjera Muriqi’ Futboll 2 muaj më parë Kur një golashënues i mirë nuk mjafton – ‘rastet e tjera Muriqi’

Sulmuesi kosovar është i vendosur të vazhdojë të thyejë rekorde te Mallorca, siç e ka pranuar në disa raste pavarësisht se ka marrë oferta të shumta joshëse, veçanërisht nga futbolli turk, ku potenciali financiar është i konsiderueshëm. 

Me sezonin ende në vazhdim dhe Mallorca përballet me shtatë ndeshje të tjera vendimtare në luftën e tyre për mbijetesë, thashethemet nga Turqia vazhdojnë. Gjithçka tregon për një verë të ngjeshur, me interes të mundshëm nga klubet e nivelit elitar që mund ta ringjallin interesimin.
Por çmimi është i qartë - 30 milionë euro.