Skuadra e Suharekës ka vazhduar me fitore këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Të shtunën, Suhareka e ka mposhtur në shtëpi Feronikelin 74 me rezultatin 2:0 në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit kosovar.
Të dy golat e Suharekës i realizoi sulmuesi Mevlan Zeka. Për 1:0 Zeka shënoi nga një penallti e diskutueshme në fund të pjesës së parë. Ndërsa në minutën e 57-të, Zeka e shënoi golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje për skuadrën suharekase.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFeronikeli 74 ende nuk ka arritur që të sigurojë pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.
Për Suharekën ishte fitorja e katërt këtë edicion, kurse ka edhe një barazim në pesë ndeshje të zhvilluara.