Futboll

Suhareka shënon edhe golin e tretë

Suhareka

(E përditësuar) - Suhareka e ka shënuar edhe golin e tretë në Drenas ndaj Feronikelit 74. 

Mevlan Zeka ishte realizator i golit për 3:0, në minutën e 57-të. 

Për të ishte goli i 17-të i edicionit dhe barazohet me Sunday Adetunjin e Ballkanit.


Suhareka shënon dy gola në pjesën e parë

Suhareka e ka mbyllur në epërsi 2:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Feronikelit 74. Ndeshja Feronikeli 74 – Dukagjini po luhet në Drenas, ndërsa i takon javës së 33-të të elitës së futbollit kosovar. 

Golin e parë për Suharekën e shënoi Jakup Berisha në minutën e nëntë, kruse golin e dytë e realizoi Fitim Susuri në minutën e 29-të. 

Feronikeli 74 ka rënë nga elita, ndërsa Suhareka është në vendin e parafundit.


Suhareka shënon edhe golin e dytë

Fitim Susuri e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Feronikelit 74. 

Për 2:0 realizoi Fitim Susuri në minutën e 29-të.


Suhareka në epërsi

Suhareka ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Feronikelit 74. Golin e epërsisë për Suharekën e shënoi Jakup Berisha në minutën e nëntë.

Ndeshja Feronikeli 74 – Suhareka po luhet në Drenas, ndërsa i takon javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli 74 ka rënë nga elita, ndërsa Suhareka është në vendin e parafundit.

Suhareka fiton pas gjashtë ndeshjeve

12 o. më parë / 7 maj 2025 17:03
Suhareka

Suhareka ka shënuar fitore në elitën e futbollit të Kosovës pas pesë humbjeve e një barazimi. 

Të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Suhareka fitoi 3:1 në udhëtim te skuadra e Feronikelit 74 dhe mban gjallë shpresat për mbetje në elitën e futbollit të Kosovës. 

Me fitoren e arritur në Drenas, Suhareka tani ka 36 pikë pas 33 ndeshjeve të luajtura, katër më pak se Llapi që zë vendin e tetë, përkatësisht të barazhit. Llapi e ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Deri në fund të Superligës së Kosovës kanë mbetur edhe tri xhiro. 

Suhareka kaloi në epërsi me golin e Jakup Berishës në minutën e nëntë.  

Për 2:0 realizoi Fitim Susuri në minutën e 29-të. 

Në pjesën e dytë, Suhareka realizoi edhe një tjetër gol me Mevlan Zekën, në minutën e 57-të. 

Zeka tani ka 17 gola në kampionat dhe është barazuar me Sunday Adetunjin, sulmuesin e Ballkanit. 

Feronikeli 74 arriti që të shënojë me Adonis Qorrin në minutën e 73-të. 

Nga minuta e 85-të te Suhareka me të kuq u përjashtua Steven Kodra. 

Pavarësisht një lojtari më shumë në fushë, vendësit që në edicionin tjetër do të luajnë në Ligën e Parë, nuk arritën të shënonin më gola. 

Në minutat e fundit Donat Hasanaj i Suharekës realizoi autogol, por pas rishikimit të situatës në VAR, goli u anulua për ndërhyrje të palejuar në mbrojtësin e krahut të djathtë.