Skuadra e Ferizajt i është afruar edhe më shumë zonës që siguron paraqitjen në garat evropiane në edicionin e ardhshëm.
Ferizaj të dielën pasdite fitoi 2:1 ndaj Suharekës në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 59-të me golin që e realizoi Valmir Nafiu.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 79-të. Për 1:1 realizoi Fitim Susuri.
Golin e fitores për Ferizajn e shënoi Marko Musulin në minutën e 84-t.
Ferizaj me këtë fitore ka 48 pikë në vendin e katërt. 48 pikë i ka edhe Malisheva një pozitë më lartë.
Suhareka renditet në pozitën e parafundit me 33 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.