Futboll

Osimheni zyrtarizohet te Galatasaray

Victor Osimhen

Victor Osimhen e ka kompletuar huazimin te skuadra e Galatasarayt dhe e ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me Napolin deri në qershor të vitit 2027.

Sulmuesi nigerian nuk ishte në planet e trajnerit Antonio Conte për edicionin.

Pasi afati kalimtar në pesë ligat evropiane të futbollit u mbyll, Osimheni vendosi që ta vazhdojë karrierën në Turqi dhe iu bashkua Galatasarayt për një edicion në formë huazimi.

Klauzola e lirimit të Osimhenit nga Napoli është 80 milionë euro, dhe jo siç ishte më parë, 130 milionë euro, ka shkruar “Football-Italia” të mërkurën në mbrëmje.

Napoli e kishte transferuar Osimhenin nga Lille në shtator të vitit 2020 për 77.5 milionë euro, plus bonuset tjera.

Ai realizoi 76 gola dhe dhuroi 18 asistime në 133 paraqitje zyrtare, në të gjitha garat.

25-vjeçari Osimhen ka shënuar 21 gola në 35 paraqitje për Nigerinë.