Trajneri portugez i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka thënë se “nuk mund të flasë” për gjyqtarët e ndeshjes me Lillen francez, pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve, pasi mund të dënohet.
Fenerbahçe të martën mbrëma barazoi 1:1 me Lillen e Edon Zhegrovës në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Championsit, por nuk mjaftoi për të avancuar tutje
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra turke u eliminua me rezultatin e përgjithshëm, 3:2.
Mourinho ka theksuar se skuadra e tij tani mund të shkojë larg në Ligën e Evropës, nëse gjyqtarët janë korrekt në referim.
“Ne nuk do të mund ta fitonim Ligën e Kampionëve. Nuk do të mund asnjëherë ta arrinim finalen e Ligës së Kampionëve. Asnjëherë”, ka thënë Mourinho pas eliminimit.
“Por ne mund të shkojmë larg në Ligën e Evropës”, shtoi ai duke lënë të kuptohet se i duhet referimi i mirë për t’u arritur suksesi.
“Nëse doni të dini më shumë rreth kësaj, ju ftoj ta shikoni ndeshjen Roma – Sevilla në finalen e Ligës së Evropës 2022-23, dhe më pas do ta kuptoni”, ka shtuar Mourinho.
Mourinho u emërua trajner i Fenerbahçes në muajin qershor, pasi u shkarkua nga Roma në fillim të këtij viti.