Futboll

Gruda për 30 milionë euro drejt Premier Leagues

Brajan Gruda

Anësori shqiptar i Mainzit, Brajan Gruda, është duke kompletuar transferimin në Premier Leaguen angleze, sipas gazetarit ekspert për transferime, Fabrizio Romano.

Siç ka shkruar ai të hënën në mbrëmje, 20-vjeçari do t’i bashkohet Brightonit në një trasnferim të përhershëm.

Sipas Romanos, Gruda ka qenë top-dëshira e trajnerit të ri të Brightonit, Fabian Hurzeler.

20-vjeçari do t’i kushtojë ekipit anglez rreth 30 milionë euro.

Futbollisti që ka zgjedhur ta përfaqësojë Gjermaninë sezonin e shkuar ka realizuar katër gola dhe ka asistuar tre herë në 28 paraqitje për Mainzit në Bundesligë.