Skuadra e Manchester Cityt e ka fituar Superkupën e Anglisë. Të shtunën në stadiumin “Wembley”, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, Manchester City, e mposhti Manchseter Unitedin përmes penalltive 7:6. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat baras 1:1.
Në minutën e 82-të, Unitedi shënoi për 1:0, me golin që e realizoi argjentinasi Alejandro Garnacho. Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit dhe tifozët e Unitedit po bëheshin gati për festë, në skenë u shfaq mesfushori portugez, Bernardo Silva, i cili i barazoi shifrat në 1:1.
Për Cityn ky ishte trofeu i shtatë i fituar në Superkupën e Anglisë, dhe i pari që prej vitit 2019.
Në edicionin e kaluar, të dyja ekipet e Manchesterit i fituan dy trofetë kryesorë në Angli.
City ishte kampion i Premier Leagues, ndërsa Unitedi fitues i Kupës FA.