Futboll

Bën bujë eliminimi i Ballkanit nga amatorët e Andorrës

coloma - ballkani

Eliminimi i kampionit të Kosovës, Ballkanit, nga Santa Coloma e Andorrës ka bërë bujë edhe në mediat e rajonit.

“Vitin e kaluar mposhtën Dinamo Zagrebin, tani eliminohen nga amatorët e Andorrës”, ka shkruar mediumi kroat “24sata.hr”.  

Ballkani u eliminua në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Santa Coloma pas penalltive. 120 minutat e zhvilluara në “Zahir Pajaziti” në Podujevë të martën përfunduan 2:1 në favor të andorrianëve. Me rezultat të njëjtë patën fituar suharekasit javën e kaluar në Andorrë.

Ishte fitorja e parë e Santa Colomas në garat evropiane, pas 17 humbjeve radhazi.

Vlerësohet dështim i madh për kampionin e Kosovës që nuk arriti të kalonte në rundin e dytë. Ballkani garat do t’i vazhdojë në rundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Titulli i mediumit kroat