Drita ka nënshkruar me sulmuesin e krahut Edin Hyseni.
Hyseni është transferimi i radhës i Dritës në afatin kalimtar të verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHyseni 22-vjeçar edicionin e fundit ishte pjesë e Wacker Burghausenit në rangun e katërt të futbollit gjerman, ku i luajti 11 ndeshje dhe i asistoi tre gola.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin e krahut Edin Hyseni i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtar. Edini do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në fazën ofensive. Hyseni të gjitha grupmoshat i ka kaluar në futbollin gjerman dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e SV Wacker Burghausen”, ka njoftuar Drita në faqen zyrtare.