Mesfushori 20-vjeçar, Ensar Huruglica, është prezantuar të shtunën nga skuadra e Dritës.
Huruglica është transferuar nga skuadra e Kriensit, që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit të Zvicrës.
“Klubi ynë FC Drita do të jetë shtëpia ku talentin e tij prej një futbollisti në rritje e sipër, tash e tutje do ta shfaqë në fanellën ‘bardhekaltër’”, ka shkruar Drita që e ka vlerësuar lartë Huruglicën.
Në pjesën e parë të këtij sezoni, Huruglica zhvilloi 10-të ndeshje dhe e pati një gol të shënuar.