Mauricio Pochettino është larguar nga Chelsea me marrëveshje të dyanshme, ka konfirmuar klubi londinez të shtunën.
Pochettino ka mbajtur takim gjatë ditës së sotme me drejtuesit e Bluve për "rishikim të sezonit" dhe është vendosur që ai të largohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPochettino u emërua trajner i Chelseat gjatë verës së kaluar. Arriti të përfundonte në vendin e gjashtë në Premier League, në finalen e Kupës Karabao e gjysmëfinale të Kupës FA – por që nuk bindën drejtuesit e klubit londinez që ta mbajnë në krye.
Chelsea preferon një trajner të ri dhe jo me përvojë për zëvendësimin e 52-vjeçarit.