Futbollisti që ka dy paraqitje me Kosovën U21, Doni Arifi, ka kontribuuar me dy asistime të premten mbrëma për Ilvesin në kampionatin elitar të futbollit në Finlandë.
Ilvesi mposhti thellë Hakan, 5:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçari Arifi asistoi në golin për 1:0 në minutën e 34-t, dhe më pas në minutën e 86-të, në golin e fundit në ndeshje.
Arifi në qendër të mesfushës e kompletoi ndeshjen te vendësit, kurse Arlind Sejdiu te mysafirët u inkuadrua nga minuta e 80-të.
Arifi e ka edhe një gol të shënuar në edicionin aktual.
Ilvesi pas shtatë ndeshjeve është i treti me 13 pikë, dy më pak se VPS-ja.