Ish-sulmuesi i Real Madridit, Chelseat dhe Juventusit, Gonzalo Higuain, ka gjetur sport të ri pas pensionimit nga futbolli aktiv.
Dhe menjëherë e ka fituar një garë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-reprezentuesi i Argjentinës u pensionua në moshën 34-vjeçare, ndërsa po luan në sportin që ka nisur të marrë famë të madhe, atë të padelit.
Në Miami, Higuaini e fitoi një turne lokal me partnerin e tij, Tarek Deham, ndërsa arkëtuan 280 mijë euro nga ky triumf.
Higuaini ka shënuar 366 gola në 785 ndeshje si futbollist profesionist.
Karrierën e nisi te River Plate, ndërsa te Real Madridi ishte transferuar si 20-vjeçar.
Ka luajtur edhe për Napolin, Milanin, Chelsean e Inter Miamin.