Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

40-vjeçarët më të mirë të futbollit, Ronaldo i bashkohet listës

Cristiano Ronaldo

Thonë se jeta fillon në moshën 40-vjeçare. Cristiano Ronaldo është rrugës për ta mësuar nëse kjo është e vërtetë, derisa po vazhdon vendosjen e rekordeve. Po shënon gola me mesatare të jashtëzakonshme, shkruan “BBC” të mërkurën. 

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” realizoi dy herë të hënën për klubin arab, Al-Nassr. Tani i ka 923 gola në karrierë dhe ende është i rregullt te Portugalia. 

Por cilët janë lojtarët e tjerë që kanë pasur paraqitje të mira edhe pasi kaluan të 40-tat?

Francesco Totti

Lojtari i një klubi, Totti, debutoi te Roma si 16-vjeçar në vitin 1993 dhe asnjëherë nuk u largua nga “giallorossët”. Mesfushori legjendar vendosi rekordin e klubit me 786 paraqitje në të gjitha garat. Shënoi 307 gola – një tjetër rekord. Ai u bë kapiten i Romës si 22-vjeçar – kapiteni më i ri në histori të Serie A. E ndihmoi ekipin ta fitonte titullin në edicionin 2000/2001. Ndeshjen e fundit e luajti më 28 maj 2017, tetë muaj pasi mbushi 40 vjet.

Edhe Ronaldo largohet pa lavdinë shumë të dëshiruar në Kupë të Botës Botërori 2026 Ronaldo largohet pa lavdinë shumë të dëshiruar në Kupë të Botës

Teddy Sheringham

Ish-sulmuesi i Anglisë, Teddy Sheringham, ishte 42-vjeçar kur i vari këpucët në gozhdë në fund të edicionit 2007/2008, sa ishte pjesë e Colchester United. Impresionoi si tinejxher te Milwalli. U zbulua në vitin 1991 nga trajneri i Nottingham Forestit, Brian Clough, ndërsa Tottenhamit iu bashkua në gusht të vitit 1992. Ishte golashënuesi më i mirë i Premier Leagues në edicionin inaugurues. I fitoi tre tituj me Manchester Unitedin dhe e shënoi golin e barazimit për “djajtë e kuq”, në triumfin që do të mbahet mend, në Ligën e Kampionëve në vitin 1999. Vazhdon të jetë golashënuesi më i vjetër në histori të Premier Leagues, pasi shënoi me West Hamin kundër Portsmouthit me 40 vjet e 268 ditë.

Romario

Vlerësohet si njëri prej golashënuesve më të mirë në histori. Romario doli në pah pas Lojërave Olimpike 1988, ku u shpall golashënuesi më i mirë. Luajti te PSV Eindhoveni dhe Barcelona dhe i shënoi 167 gola pasi u largua nga Vasco da Gama në vitin 1988. Te Flamengo në Brazil u kthye në vitin 1995. Pati 55 gola në 70 paraqitje për Brazilin. E fitoi çmimin “Lojtari më i mirë në botë” nga FIFA në vitin 1994, pasi shënoi pesë gola në kampanjën triumfuese të Brazilit në Botëror. Ndeshjen e fundit e luajti si 43-vjeçar në nëntor të vitit 2009. Vitin e kaluar u kthye nga pensionimi dhe luajti pak me djalin e tij, Romarinhon.

Javier Zanetti

Ish-futbollisti i Argjentinës, Javier Zanetti, i kaloi 19 vjet tek Interi, ku u transferua nga Banfield në vitin 1995. Zanetti mban rekordin me 862 paraqitje për “nerazzurrët”. U pensionua në fund të edicionit 2013/2014, tre muaj pas ditëlindjes së 41-të. I fitoi pesë tituj në Serie A dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2010, në tripletën historike nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho. Është edhe lojtari me më së shumti paraqitje te Argjentina, 145 gjithsej, ndërsa u pensionua në vitin 2011.

Gianluigi Buffon

Edhe Ronaldo largohet papritur pasi pyetet vazhdimisht për Messin Botërori 2026 Ronaldo largohet papritur pasi pyetet vazhdimisht për Messin

Mban rekordin si portieri me më së shumti paraqitje në të gjitha kohët dhe më së shumti paraqitje në Serie A. U pensionua nga futbolli si 45-vjeçar, në gusht të vitit 2023. Për 28 vjet karrierë, fitoi 10 tituj me Juventusin, si dhe Kupën e Botës 2006 me Italinë.
Buffoni fitoi edhe titullin në Ligue 1 me Paris Saint-Germainin në edicionin 2018/2019. E përfundoi karrierën aty ku e nisi, te Parma, me të cilën pati 19 paraqitje në edicionin final. I hoqi dorezat në edicionin 2022/2023.

Zlatan Ibrahimoviq

Sulmuesi legjendar i Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq, i shënoi 511 gola për klube të mëdha evropiane, përfshirë PSG-në, Manchester Unitedin, dy klubet e Milanit e Juventusin. I fitoi 34 trofe, prej tyre 14 tituj kampioni. Ishte i nominuar për “Topin e Artë” plot 11 herë. Megjithatë, nuk e fitoi asnjëherë Ligën e Kampionëve. Trofeu i vetëm evropian ishte ai i Ligës së Evropës me Manchester Unitedin në vitin 2017. Është golashënuesi më i mirë i Suedisë me 62 gola në 122 paraqitje. U pensionua nga futbolli sa ishte te Milani, në moshën 41-vjeçare.

Ryan Giggs

Lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit anglez, ish-sulmuesi i krahut te Manchester Unitedi dhe Uellsi, me 13 tituj te ligës, katër trofe të Kupës FA dhe dy Liga të Kampionëve – në mesin e 34 trofeve. Mban rekordin te “djajtë e kuq” me 963 paraqitje. 64 ndeshje i luajti për Uellsin. Giggsi për herë të fundit me Man. Unitedin luajti në fitoren 3:1 ndaj Hullit në maj të vitit 2016, në moshën 40-vjeçare.

Paolo Maldini

Vlerësohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë të të gjitha kohëve. Paolo Maldini e kaloi gjithë karrierën te Milani, dhe luajti 902 ndeshje për këtë klub. Shtatë herë e fitoi Serie A, pesë herë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë një herë, në 25 vjet karrierë. 126 ndeshje i luajti për Italinë. Pas triumfit në Botërorin 2006 me Italinë, u pensionua nga “azzurrët”. Në nivel klubesh, ai e mbylli karrierën si 41-vjeçar në vitin 2009. Milani e tërhoqi numrin 3 pas largimit të tij.

Edhe Ronaldo hesht kritikët - dy gola e shumë rekorde Botërori 2026 Ronaldo hesht kritikët - dy gola e shumë rekorde

Kazuyoshi Miura

Harrojeni Ronaldon, Buffonin, Maldinin e të tjerët. Miura pas tri javësh do të jetë 58-vjeçar. Ai luan në kategorinë e katërt të futbollit japonez, tek Atletico Suzuka. 
Miura e nisi karrierën në vitin 1986 te Santosi, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Palmeiras, Genoa, Dinamo Zagreb, Vissel Kobe, Sydney dhe Oliveirense në kategorinë e dytë të futbollit portugez. I shënoi 55 gola në 89 paraqitje për Japoninë mes viteve 1990 - 2000. E fitoi Kupën e Azisë në vitin 1992, ndërsa ka 18 trofe gjithsej. Futbollisti më i mirë aziatik ishte shpallur në vitin 1992.