Nuk kishte arsye për festë, por Mallorca megjithatë ka kujtuar arritjen e shifrës prej 150 ndeshjeve për skuadrën nga Vedat Muriqi.
Ndeshja e 150-të nuk ishte e mirë as për Muriqin e as për skuadrën e Mallorcas. Të shtunën Mallorca humbi 2:1 në udhëtim tek Alavesi, në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligas. Sulmuesi kosovar kishte paraqitje të zbehtë. Sipas vlerësimit të “SofaScore” dhe “FlashScore” ishte prej lojtarëve që kanë shfaqur më së paku në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë periudhës te Mallorca, që nisi më 31 janar 2022, ka pasur edhe ndeshje të tjera të tilla për 32-vjeçarin. Por shumica e 150 paraqitjeve ishim pozitive. Madje një pjesë shumë të mira.
Bilanci i golave të “Piratit” është dëshmi për këtë.
Në 150 paraqitje për Mallorcan, Muriqi i ka 56 gola e 12 asistime. Pra ka shënuar mesatarisht çdo të tretën ndeshje, apo edhe pak më shpesh. Këtë edicion i ka plot 21 gola e një asistim në 32 paraqitje në La Liga. Është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga dhe prej më të mirëve në futbollin evropian.
Janë golat e shumtë që e sollën në vëmendje Muriqin këtë edicion. Megjithatë kontributi i tij për skuadrën është shumë më i madh. Mbrojtja fillon prej tij. Ai nuk ndalë vrapin në shërbim të skuadrës. Dhe për këtë arsye çmohet.
141 prej ndeshjeve të Muriqit me Mallorcan janë në La Liga. 55 gola dhe 11 asistime është kontributi i tij në këto ndeshje. Ne Kupën e Mbretit i ka tetë ndeshje, një gol e një asistim. Në vitin 2024 madje kishte arritur deri në finale, ku Mallorca kishte pësuar 5:3 në penallti nga Athletic Bilbao.
E ka edhe një ndeshje për Superkupë të Spanjës.
Pra plot 150. Trashëgimi e çmuar për klubin që po lufton për mbetje në La Liga. Barazimi me Valencian më 21 prill dhe humbja e së shtunës nga Alavesi, e rëndojnë gjendjen në tabelë të Mallorcas, që deri në fund do të duhet ta kërkojë mbijetesën në elitën spanjolle.
Deri në fund të edicionit në La Liga janë edhe pesë xhiro. Muriqi pritet të arrijë shifrën e 155 ndeshjeve me Mallorcan.
Giresunspori turk është ekipi i dytë ku ai luajti më së shumti – 69 ndeshje.
Nëse do të vazhdojë me paraqitje te Mallorca edhe pas këtij edicioni, nuk është plotësisht e sigurt. Fenerbahçe po insiston në transferimin e tij. Barcelona është raportuar që po ashtu e ka në listë. Shumë do të varet nga ajo se si shkojnë ndeshjet me Gironan, Villarrealin, Getafen, Levanten e Oviedon.
Muaji maj do të jetë vendimtar për Mallorcan, por edhe për të ardhmen e Muriqit në këtë klub.