FASHIONISTA

Transformimi i veshjeve me teknologji

Kunihiko Morinaga para një dekade integroi për herë të parë materialin me veti fotokromike të ndryshimit të ngjyrës sipas dritës dhe që nga ajo kohë ka përdorur këtë teknologji në mënyrë të rregullt, njëherësh edhe në bashkëpunim me markën “Fendi”.

Kështu edhe këtë sezon, në teatrin “De la Madeleine”, e pamë përsëri dhe përsëri ishte një kënaqësi.

Përmirësimi më i fundit përfshinte pajisje të reja fotokromike , Morinaga tha se kjo ishte hera e parë që ai kishte integruar teknologjinë në lëkurë të rreme, dantellë, material saten dhe shtoi se kurrë më parë nuk ishte në gjendje të krijonte ndryshim ngjyrash si të verdhë, të kuqe dhe të purpurt.

Medelet dolën në skenë duke veshur veshje të ngjashme por jo identike. Dy tuba që ndriçonin me rreze ultravjollcë u ulën përpara modeleve me ritmin të ngadaltë, drita e tyre kalonte përpara veshjeve, ngjyra e tyre transformohej nga e bardha në tone të ndryshme dhe modele, duke përfshirë monogramin dhe pikat.

Pastaj, modelet u kthyen në 180 gradë dhe u zhdukën përsëri.

Sipas Morinagas, veshjet reagojnë gjithashtu ndaj rrezatimit ultravjollcë në diell dhe reagimi është specifik për kushtet e veçanta të motit në të cilat janë ekspozuar.

Veshja më e vështirë për t’u transformuar ishte një fustan i verdhë me vija vertikale jeshile.