FASHIONISTA

“You” koleksioni i fundit nga Legjenda Banushi

Të nisësh karrierën si kreatore mode në një vend të vogël siç është Kosova është e vështirë, pasi që emra të rinj dalin çdo ditë në treg, e kështu idetë unike janë të domosdoshme.

Legjenda Banushi është ajo disenjatore e cila e nisi mjaft guximshëm karrierën e saj, duke startuar me koleksion të krijuar nga materiali i xhinsit.

Për publikun ky koleksion u mirëprit mjaftë mirë, për t’i hapur dyert Legjendës që të eksperimentojë edhe me materiale të tjerë siç është ai I llanit dhe satenit. Së fundi kreatorja ka lansuar edhe koleksionin e fundit të titulluar “You” i cili është i bazuar në kostumefs.

Prerjet e tyre, ngjyrat janë ato se çfarë i bënë të veçanta këto veshje. Banushi krijon veshje për gjininë femërore dhe atë mashkullore.