Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Miss Kosova 2001”, Albina Hashani, në rrugën e dizajnit

Përderisa dikur puna e saj lidhej me veshjet dhe modelingun, sot veshjet i ka marrë në dorë dhe po i modelon. Albina Hashani që dikur qe “Miss Kosova 2001”, tash është disejnatore e shumë veshjeve që për markë mbajnë emrin e saj.

Lidhja mes tyre u bë pikë shtysë për profesionin e saj si disenjatore. Mirëpo edhe njërën edhe tjetrën i ka për qejfi.

“Unë pas misit pata filluar të merrem edhe me këndim. Këndimi nuk është që më flinte në shpirt, por si shumica e miseve që e kanë provuar veten në këndim edhe unë e vazhdova. Pas një kohe e pashë që e kisha një talent të pazbuluar. Dhe kështu fillova dalëngadalë me u marrë me dizajn. Fillimisht kam bërë fustane për vajzën time. Duke u munduar të krijoj diçka për të. Mandej familjarëve dhe kështu ngadalë u rrit klientela”.

Ani pse ka kaluar goxha kohë nga periudha që mbante titullin e më të bukurës në vend, ajo e kujton me kënaqësi atë episod.

“Si 16-vjeçare ka qenë eksperiencë shumë e mirë. Në kohen time kur isha shumica e shoqeve të mia kanë pas qejf të konkurroj në një spektakël të tillë. Mu dha mundësia, mora pjesë, e fitova çmimin. Normal që ndihesh mirë, ndihesh e lumtur edhe krenare. Jeta të sjell të mira. Titulli më ka sjell shumë të mira. Tash në këtë kohë jo por sikur të isha prapë 16 vjeçare po pse jo. Ka qenë eksperiencë shumë, shumë e mirë që do të mbetet në kujtimin tim si eksperiencat më të mira që i kam pasur”.

22 vjet larg kohës kur ajo gëzonte titullin e miss-it, ajo tregoi se ende kujtohet si e tillë.

“Ndoshta të dyja. Por më shumë më thonë Albina missi. Ata e dinë që jam dizajnere, por kështu më identifikojnë si miss. E dëgjoj shpesh dhe nuk është tash që më duket diçka e çuditshme por normal që të bën të ndihesh mirë”.

Edhe Disenjatori elegant, i vendosur e pak misterioz Shtojca për Kulturë Disenjatori elegant, i vendosur e pak misterioz

Kalimi i karrierës nëpër sfera të tilla ku në qendër është e bukura, ka sfida dhe punë. Albina tregoi se kjo zgjedhje e saja i kërkoi angazhim. Ka një këshillë drejtuar të gjitha atyre që synojnë të rrokin përpara rrugën e saj.

“Duhet punuar shumë. Aq shumë sa ndoshta duhet me sakrifiku edhe veten. Me punë arrihet gjithçka. Nëse mundohesh me bo diçka veç pse ka arrit dikush tjetër nuk mundesh. Unë kam punuar aq shumë që me arrite deri këtu ku jam sot. Normalisht i kam mbas edhe ekipin të cilët bashkëpunojnë, por një fjalë popullore “pa I dhënë zor vetë nuk mundesh të bësh asgjë në jetë”.

Albina Hashani vazhdon të konsiderohet një grua e bukur, emri i të cilës ende zë vend në botën e modës.