Çdo vit në Kosovë, sipas statistikave, del një numër prej më shumë se 20.000 maturantësh. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit viti 2020/21 nxori saktësisht 26.699 maturantë, 17.105 prej të cilëve e kaluan testin e maturës dhe secili prej tyre mendohet se zgjodhi një profesion të caktuar për të ardhmen e tij. Drejtimi duhet të trajtohet me shumë seriozitet, sepse është zgjedhja e profesionit të ardhshëm.
Shumë herë të rinjtë përcaktohen për ofertën e parë që atyre u bëhet pas diplomimit në shkollë, pa kuptuar efektet. Orientimi profesional nga të rinjtë bëhet edhe më e vështirë kur mendimet e miqve dhe prindërve të fusin në situatë konfuze, me ç’rast marrja e vendimit bëhet pothuajse e pamundur.
E ne sot në mesin e shumë profesioneve kemi vendosur të kuptojmë diçka më shumë prej gjeneratës e cila ka përzgjedhur të studiojë aktrimin në Akademinë e Arteve të Bukura. Në mesin e tyre janë aktorët e ardhshëm Verona dhe Lumi.
Përderisa Veronën mund edhe të mos e njihni, Lumi tashmë është i njohur për shumë prej jush. Ai ka marrë pjesë në disa projekte filmike. Është njëri nga aktorët e filmit ‘Shok’ i nominuar për çmimin Oscar si “filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër”, duke u bërë kështu filmi i parë shqiptar i nominuar ndonjëherë në ceremoninë prestigjioze. Por, a ka ndikuar ky sukses në përzgjedhjen e profesionit tek Lumi?
E gjithë kjo përzgjedhje e profesionit nga të rinjtë mund të jetë e imponuar për shkak të gjetjes të një vendi të punës, por një pjesë e të rinjve vendosin të ndjekin ëndrrat.
Pra, bëni atë që ju pëlqen, ndiqni ëndrrat, punoni në profesionin që keni zgjedhur dhe patjetër se do të jeni një profesionist i fushës së caktuar.