EXPRESS

“Si ta doni” më e mira në “Moisiu” që bashkon teatrin shqiptar, sonte në “Express”

Festivali Moisiu

Sonte në “Express” mund të ndiqni materiale nga kultura, më saktësisht nga skena e teatrit. Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu” me edicionin në Prishtinë ka mbyllur ciklin e synuar që prej fillimit, e ceremonia e ndarjes së çmimeve ka qenë festë. Shfaqja më e mirë e festivalit është shpallur “Si ta doni” e Shakespeareit, nën regji të amerikanit John Blondell, produksion i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Po ashtu ju sjellim edhe një material nga skena e artit vizual. Vepra të 24 profesorëve të Fakultetit të Arteve janë bashkuar në ekspozitë, e Dita e Flamurit ka shërbyer si datë simbolike që e ka sjellë ngjarjen në kalendar, ndërsa përmbajtja ka qëndruar e hapur dhe e larmishme, duke refuzuar tematizimin e drejtpërdrejtë dhe duke lejuar që vetë praktikat e profesorëve të flasin.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Rita Ora, Dua Lipa, Celine Dion dhe Jessie J.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!