Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Shkolla e lahutarëve hap dyert për të rinjtë

Përpos në oda, performanca në instrumentin e lahutës mund të mësohet edhe përmes instruksioneve të Qendrës për Zhvillimin e Kulturës Tradicional “Shkabat”.

Ky institucion të hënën zyrtarisht ka hapur shkollën, në mënyrë që të mos shuhet interesimi për instrumentin muzikor, që ka vend të rëndësishëm në muzikologjinë shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Epikologu Zymer Neziri, i cili është iniciues për themelimin e kësaj shkolle, e që titullohet “Lahutarët e rinj të trojeve etnike”, e konsideron të rëndësishme themelimin e këtij institucioni, në kohën kur lahuta është në rrezik të harresës.

Të interesuarit për lëvizjet në lahutë do të marrin mësime nga lahutari, Isë Elezi.

Edhe rapsodi Imer Sefaj, i është bashkuar shkollës së lahutarëve.

Ai në moshën 76-vjeçare tregon për interesimin e tij, që të luajë në instrumentin e malësorëve.

Shkolla “Lahutarët e rinj të trojeve etnike” së shpejti do të fillojë me plan programin për aftësimin e të rinjve.