Muzika përmes tingujve të saj gjithmonë na sjell ndjesi të ndryshme dhe është shumë e këndshme për t’u dëgjuar. Mirëpo, shumë fëmijë kanë dëshirë që të angazhohen më shumë në fushën e muzikës përmes këndimit, luajtjes në instrumente të llojllojshme dhe pjesëmarrjes në kore.
Pikërisht edicioni më i ri i Programit Fluturues të Fëmijëve, ju sjell nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini”, të cilët janë shumë të talentuar në këtë fushë. Gjithashtu, përmes këtij edicioni fëmijët kanë mundësi të njihen me instrumentet me goditje dhe karakteristikat e tyre. Më pas mund të mësojnë si të krijojnë një ksilofon nga letra dhe të testojnë veten në kuiz e gjëegjëzë.
Për më shumë, shikoni emisionin e plotë në linkun e mësipërm.
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar instrumentit të flautës
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar artit
-
Fëmijët, të pasionuar pas muzikës
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar teatrit
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar robotikës