Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Shkodra Elektronike” bashkon traditën e modernen në “DokuFest”

Në një skenë të kuruar me kujdes, “Shkodra Elektronike” shfaqet si një udhëtim nëpërmjet kohës ku tingujt e nostalgjia shndërrohen ecin së bashku.

“Turtulleshë”, si një thirrje e lashtë nga zemra e Shkodrës, e hap koncertin. Ngjyrat kuq e zi nuk janë vetëm sfond, por atmosferë që ndriçon jehonën e së kaluarës në ritmin e sotëm. Kostumet, si një përkthim vizual i muzikës, ndërthurin hijeshinë e trashëgimisë me shkëlqimin e elementeve të skenës bashkëkohore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo që dëgjon tejkalon kornizat e këngës duke u shndërruar në rikrijim.

Këngët e vjetra shkodrane vijnë të rilindura në një peizazh të ngjeshur elektronik, ku ritmi të përfshin si një rrymë që nuk të lë të rrish në vend.

Në skenë, vallëzimi nuk është veç një koreografi, por një rrëfim trupor, një gjuhë e lëvizjeve që thotë shumë.

Kur arrihet te “Vaj si koka ba dynjaja”, duket sikur skena e gjithë “DokuFest-it” merr frymë njëkohësisht.

“Zjerm” ndizet si një rebelim i zërit. Publiku hyn në një botë që nuk është më thjesht këngë por një përjetim.

Më vonë, në një moment solemn dhe përbashkues, në skenë ngjitet Kori Isopolifonik

Shkodra Elektronike nuk është vetëm një grup që jep një koncert. Është një përjetim ku kujtesa vallëzon.