“Një qytet i vogël, me zemër të madhe dhe karakter shumëngjyrësh”, vlerësohet vazhdimisht kryeqyteti i Kosovës.
Këto karakteristika u theksuan edhe në prezantimin e brendit dhe platformës turistike të Prishtinës që u prezantua në kinemanë “Armata”.
Llogoja e këtij brendi ka disa ngjyra dhe është konceptuar asisoj që ta transmetojë shumëngjyshmërinë e qytetit, raporton KOHA.
Përmes kësaj plafrome tursitët e huaj do të njihen me veçantitë e kryeqytetit. Kurse banorët e pasionuar do të kenë mundësi të ndajnë historinë e tyre, pamjet piktoreske dhe dashurinë për Prishtinën.
“Prishtinë është shtëpia jote” është sllogani që përcjellë brendin dhe plarformën turisttike “InPrishtina.com”.
Kjo platformë përfshin pesë kategori që tregojnë për historikun e kryeqytetit, guidat, atraksionet turistike dhe aktivitetet, si dhe për turistët sugjerime se ku mund të hanë e të qëndrojnë.
Pas lasnimit të brendit, të pranishmit përveç komenteve pozitive patën edhe sugjerime se si mund të pasurohet platforma dhe të bëhet më interaktive.
Platforma “InPrishtina” është një përafrim dhe eksplorimin për eksperiencat dhe ngjarjet që ndodhin çdo ditë në Prishtinë.